7 kg kokainë në ngarkesën me produkte peshku nga Ekuadori, lihet në burg menaxheri i kompanisë

schedule11:14 - 10 Gusht, 2021

schedule 11:14 - 10 Gusht, 2021

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Dodën. 35-vjeçari është menaxheri i kompanisë, në kontejnerat e së cilës u gjet 7 kg kokainë.

Kujtojmë se më 6 gusht, Policia njoftoin se gjatë kontrollit në kontejnerët e kompanisë “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë u gjetën 7 kg kokainë. Në pranga u vu Denis Doda, 35 vjeç , administratori i firmës ku do mbërrinte kontejneri.

Lënda narkotike është gjetur në pjesën e kapakëve të ventilimit të kontejnerëve e ndarë në disa pako. Policia ka gjetur edhe një GPS që u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë muajit korrik policia kreu tre operacione brenda 10 ditësh për sekuestrimin e lëndës narkotike në kontejnerë në Portin e Durrësit. Droga që u gjet në kontejnerët me banane në pronësi të kompanisë “Alba exotic fruts”, gjatë muajit korrik, dyshohet se i përket të njëjtit grup kriminal që në qershor të vitit 2019 iu sekuestrua 137 kg kokainë, e cila përmes dorëzimit të kontrolluar u zëvendësua me oriz. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!