7 gjërat që mund të përfitojë një fëmijë nga një divorc

schedule15:15 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:15 - 17 Gusht, 2020

Shpesh mendojmë se divorci mund të shkaktojë kaos dhe dhimbje në jetën e një fëmije. Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Pranimi i një ndarjeje ka disa anë pozitive që mund t’i ndihmojë fëmijët që të kalojnë trazirat dhe të përshtaten me këtë situatë, shkruan abcnews.al.

Ata nuk do të ndihen nën presion për t’u marrë me problemet e prindërve të tyre.

7 Gjërat e çmuara një fëmijë i prindërve të divorcuar mund të përjetojë

Nëse fëmijët nuk do të kenë një ambient stresues, ata do të fillojnë të shohin përfitime të mëdha emocionale dhe psikologjike. Fëmija nuk do të merret me problemet që kanë të rriturit. Pas ndarjes, prindërit duhet të përpiqen t’i lënë problemet mes tyre pas dhe të shoqërohen për hir të fëmijëve. Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë se marrëdhëniet nuk bien plotësisht dhe ka mënyra për t’u marrë me gjërat në një mënyrë më pozitive.

Ndarjet mund t’i bëjnë fëmijët më të përgjegjshëm.

7 Gjërat e çmuara një fëmijë i prindërve të divorcuar mund të përjetojë

Kjo është e vlefshme për fëmijët më të rritur. Kështu ai do të përkujdesen pëe motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Kjo prek më shumë vajzat pasi fakti që prindërit nuk janë më bashkë është një shenjë për ta që të fillojnë të jenë më të përgjegjshëm.

Fëmija juaj do të mësojë kuptimin e një marrëdhënieje të shëndetshme.

7 Gjërat e çmuara një fëmijë i prindërve të divorcuar mund të përjetojë

Duhet të luftoni dhe të bëni më të mirën tuaj për të kaluar këtë periudhë të vështirë të jetës tuaj. Nuk duhet të vuani kur gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Fëmija juaj do ta përjetojë këtë gjë dhe do të kuptojë se nuk është mirë të vendosni për një marrëdhënie jo të shëndetshme dhe të palumtur.

Do të kenë një ndjenjë më të mirë të empatisë.

7 Gjërat e çmuara një fëmijë i prindërve të divorcuar mund të përjetojë

Ndryshimi në familje mund t’i bëjë fëmijët më empatikë ndaj problemeve të njerëzve të tjerë, të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm për t’u bërë më të mirë. Ata do ta kuptojnë më mirë jetën dhe duke qenë të dobishëm, tolerantë dhe të kujdesshëm do t’i kuptpjnë më mirë rrethanat dhe situatat e tyre.

Fëmija do të bëhet më i shoqërueshëm

7 Gjërat e çmuara një fëmijë i prindërve të divorcuar mund të përjetojë

Kur një fëmijë fillon të jetojë në dy familje të ndryshme. ka mundësinë për të ndërtuar aftësi më të mira komunikimi. Fëmija do të shohë se si komunikojnë prindërit përmes divorcit. Kjo do ta mësojë fëmijën se si të jetë më i mirë në të shprehur edhe nëse ka probleme. Por, në mënyrë që kjo të jetë përfitim për fëmijën, prindërit duhet të kenë komunikim të mirë, të paktën para tyre.

Fëmijët do të bëhen më të fortë dhe më të suksesshëm.

7 Gjërat e çmuara një fëmijë i prindërve të divorcuar mund të përjetojë

75 deri 80% e fëmijëve të prindërve të divorcuar kur të rriten do të mund të përshtaten më lehtë në situata të ndryshme. Ata kanë shanse më të larta për të ndërtuar një karrierë të suksesshme, si dhe të zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie më të forta.

Kujdestaria e përbashkët do t’i japë fëmijës tuaj më shumë kohë cilësore me të dy prindërit.

7 Gjërat e çmuara një fëmijë i prindërve të divorcuar mund të përjetojë

Zakonisht kur një çift është bashkë, njëri prej tyre merr më shumë përgjegjësi përsa i përket fëmijëve dhe shtëpisë. Pas një ndarjeje, secili prind prind do të jetë në gjendje të përqendrohet plotësisht tek fëmija. Kjo bën që fëmija të jetë më i afërt dhe të kalojë më shumë kohë me të dy. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!