Burrat që zotërojnë artin e joshjes dinë saktësisht se çfarë të thonë për t’ju bërë për vete. Por këto fjalë që do të lexoni më poshtë kanë një kuptim të fshehur dhe demonstrojnë dashurinë dhe përkushtimin e partnerit tuaj ndaj jush.
“Ju më frymëzoni”
Çdokush mund t’ju thotë se jeni e bukur dhe sensuale. Por shoku jot i zemrës do të frymëzohet nga ju dhe do të fillojë të sillet ndryshe kur takohen me ju. Ai bën planet afatgjata dhe përpiqet t’j përfshijë më shumë në jetën e tij.
“Unë nuk dua të takoj askënd tjetër”
Nëse ai dëshiron të të ketë pranë, do ta demonstrojë shumë shpejt se nuk dëshiron askënd tjetër përveç teje.
“Do të doja të vish me mua”
Një gjë të tillë mund t’jua thotë gjatë një feste me miqtë e tij. Nëse e bën këtë gjë, ai dëshiron që ju të bëheni pjesë e rëndësishme e jetës së tij.
“Unë dua t’ju ndihmoj”
Nëse ai ju ndihmon vazhdimisht, kjo do të thotë që kujdeset shumë për ju.
“Unë dua t’ju prezantoj me familjen time (ose miqtë më të ngushtë)”
Nëse ai ju mendon si personin me të cilin do të ndante jetën, kërkon që t’ju prezantojë me familjen e tij, nëse i pëlqeni ata dhe si do të ndiheni në shtëpinë e tij.
“Eja tek unë”
Nëse ai dëshiron që t’ju ketë pranë kur të zgjihet, do të thotë se është shumë afër jush. Ai mendon se jeni e duhura dhe dëshiron të kalojë jetën me ty.
“Të dua”.
Mund t’i demonstrojë këto dy fjalë sa herë t’i jepet mundësia. Nëse ai vazhdimisht e bën këtë gjë, kjo tregon se është një person i kujdesshëm dhe dëshiron t’ju bëjë të lumtur. /abcnews.al