7 emigrantë në “Benz”, kapet 35 vjeçari në Kurbin, u kishte premtuar vendet e BE

schedule10:10 - 13 Tetor, 2021

schedule 10:10 - 13 Tetor, 2021

Një 35 vjeçar është arrestuar në Kurbin duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

“Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetin tip “Benz ”  po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.S., 35 vjeç, banues në Kamëz”, thotë policia.

Ai u  arrestua në Milot-Morinë, në Skuraj, duke transportuar 7 emigrantët me “ Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!