7.5 mln $ evazion fiskal tek Inceneratorët, flasin për ABC kushërinjtë e “pronarit”: Ai është njeri i mbaruar

schedule15:20 - 6 Korrik, 2022

schedule 15:20 - 6 Korrik, 2022

Një nga familjet e akuzuara për evazion fiskal nga kryetarja e LSI, është dhe ajo Ymeraj.

Dashamir Ymeraj ka pasur tre kompani: Elvis 03 Grup, Elvis KO dhe Elvis 03, ndërsa bashkëshortja e tij, Vjollca Ymeraj ka qenë pronare e “Frangaj International”.

Rezulton se dy subjektet e para i janë shitur në dhjetor 2019 dhe në maj 2020 shtetasit Vezir Brahaj, nga fshati Kalenj të Mallakstrës. Figuron se ai është bërë pronar kundrejt shumës 100 mijë lekë.

Të tëra këto që po thoni ju ai asnjë nuk ka. Ai me bukë në gojë është, t’ia bësh kot, ai nuk ka. Ai kur kishte djalin në spital erdhi tek ne kërkoi lekë kam djalin shumë sëmurë dua ta nxjerrim jashtë shtetit, i thamë ne nuk kemi”, tha një kushërirë e Vezirit.

Ndërkohë që kushëriri tjetër theksoi se nuk ka veziri firmë ndërtimi.

Nuk ka Veziri firmë ndërtimi, ai është njeri i mbarua”, tha një tjetër kushëri i Vezirit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!