69 viktima nga COVID-19 në Itali, mbi 10 mijë të infektuar

schedule18:41 - 18 Nëntor, 2021

schedule 18:41 - 18 Nëntor, 2021

69 viktima nga COVID janë shënuar në 24 orët e fundit në Itali.

Autoritetet e Shëndetësisë kanë publikuar të dhënat e fundit ku bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.638 të infektuar.

Në terapi intensive janë shtruar 503 pacientë (+17), ndërsa janë shëruar 5148.

Gjithsej në Itali janë shënuar 133,034 viktima nga COVID që nga shkurti 2020, kurse i infektimeve është 4,893,887. Norma e pozitivitetit është 1.7%.

Të shtruarit që paraqesin simptoma të virusit në pavijonet e zakonshme janë 4088, 28 më shumë se një ditë më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!