163 të sëmurë aktivë me koronavirus në vend, ku janë vatrat më problematike

schedule11:10 - 12 Maj, 2020

schedule 11:10 - 12 Maj, 2020

Vijon të jetë i ulët numri i të infektuarve të rinj në vend. ISHP raportoi vetëm 4 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në total 876 numrin e të prekurve.

Ndërkaq, 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

LEXO EDHE: Vetëm 4 të prekur me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku ishin rastet e reja

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Mësohet se aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Ndërkaq, sipas ISHP më pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!