68-vjeçari në Berat rrëzohet nga pema, ndërron jetë në vend

schedule16:49 - 25 Shtator, 2022

schedule 16:49 - 25 Shtator, 2022

Një 68-vjeçar në Berat ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga një pemë, teksa ishte duke mbledhur arra.

Tragjedia ka ndodhur në fshatin Starovë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Berat/Informacion paraprak.

Në fshatin Starovë, Berat, shtetasi S.H., 68 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi herimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al