Një 68-vjeçar në Berat ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga një pemë, teksa ishte duke mbledhur arra.
Tragjedia ka ndodhur në fshatin Starovë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Berat/Informacion paraprak.
Në fshatin Starovë, Berat, shtetasi S.H., 68 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi herimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

