Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Strumicë në Maqedoninë e Veriut ku dy të mitur kanë përdhunuar dhe vrarë një 67 vjeçare me iniciale D.M. e cila është gjetur e pajetë një ditë më parë në barakën ku ajo jetonte.
Mediat vendase bëjnë me dije se dyshohet se të miturit e moshës 13 dhe 14 vjeçare kanë përdhunuar 67 vjeçaren, e cila sipas autopsisë ka humbur jetën si pasojë e dhunës.
“Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe është kryer obduksion me urdhër të prokurorit publik, gjatë së cilit është konstatuar se vdekja ka ardhur nga dhuna, për shkak të ngufatjes. Për shkak se dyshohet se janë kryerës të veprës penale “vrasje”, më 19.02.2021 nga liria janë privuar, në Gjevgjeli një i mitur – fëmijë (13 vjeçar) dhe në Strumicë një 14-vjeçar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Gjetja e 67-vjeçares pa shenja jete në shtëpi të saj, ka ndodhur dje, pas një denoncimi në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strumicë.
Ndërkohë ndaj të miturve është dhënë masa paraprake e dënimit, ku 14 vjeçari është lënë në paraburgim ndërsa 13 vjeçari është dërguar në qendrën e kujdesit social./abcnews.al