655 persona të prekur nga koronavirusi në Itali, Izraeli rrit masat në aeroporte

schedule07:48 - 28 Shkurt, 2020

schedule 07:48 - 28 Shkurt, 2020

Autoritetet italiane bëjnë me dije se ka arritur në 655 numri i personave të prekur nga koronavirusi dhe se 17 persona kanë humbur jetën.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli deklaroi se shumë prej personave të infektuar, po mjekohen në shtëpi, në izolim dhe se gjendja e tyre shëndetësore është  “e mirë”.

Borrelli tha gjithashtu se në rajonin e Lombardisë janë regjistruar tre vdekje të tjera, të gjithë pacientë mbi moshën 80 vjeç.

Ndërsa Izraeli ka rritur masat në aeroporte duke kufizuar udhëtimet me Italinë.

Mësohet se Izraeli vendosi të bllokojë udhëtimet me Italinë për shkak se është prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë rreth gjashtëdhjetë pasagjerëve i është refuzuar hyrja, vendim ky që ka shqetësuar jo vetëm qytetrët italianë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!