Numri i infeksioneve me COVID-19 në Austri vijon të mbetet i lartë.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë 24 orëve, 6,464 persona janë prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë masat e reja të ndërmarra nga qeveria austriake kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i javës.
Ndërkohë raportohet se në spitalin “Infektiv” janë të shtruar 421 pacientë, 14 prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv.
Nga ana tjetër Ministri i Shëndetësisë në Austri, Rudi Anschober ka paralajmëruar përkeqësim të situatës së COVID-19.
“Situata paraqitet dramatike thuajse në të gjithë Evropën. Në javën e fundit kemi pasur një rritje me 64% të rasteve, ndërsa dinamika vijon të jetë në rritje”, është shprehur Anschober.
/i.k.,/abcnews.al/