5,188 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali.
Kurse 63 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusin. Norma e pozitivitetit qëndron në 0.7%, nga 1.2% të martën.
Në terapi intensive janë 381 pacientë kurse të shtruarit me simptoma janë 3029.
Aktualisht rastet pozitive janë 85,287 (+840). Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 4,782,802 dhe 132,224 vdekje.
Infeksionet janë në rritje nëse e krahasojmë me të mërkurën e kaluar.