Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 62 raste të reja nga 4 049 testime dhe kanë humbur jetën 8 persona.
Ministria bën me dije se viktimat janë shënuar në komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë duke e çuar në 100 612 numrin e përgjithshëm të të shëruarve dhe numri i rasteve aktive është 4.218.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, mes të cilëve kanë humbur jetën 2 235 persona. /acbnews.al