61 të infektuar dhe 1 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

schedule18:02 - 25 Mars, 2022

schedule 18:02 - 25 Mars, 2022

61 qytetarë kanë rezultuar pozitive me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se betejën me COVID e ka humbur 1 qytetar. “Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Tirana 69 vjeç”.

Në 24 orët e fundit janë kryer 963 testime dhe 61 qytetarët e infektuar me COVID ndodhen në këto bashki: 22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë. Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqrndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (25 Mars 2022)

Raste të reja ditore 61
Të shëruar në 24 orë 58
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 963

Testime totale 1,771,945
Raste pozitive 273,318
Raste të shëruara 269,365
Raste Aktive 463
Humbje jete 3,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 207
Fier 69
Vlorë 66
Gjirokastër 27
Elbasan 21
Korçë 15
Shkodër 14
Kukës 12
Durrës 11
Berat 11
Dibër 6
Lezhë 4

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!