61% e zgjedhësve në Rusi janë gati për të votuar Putin

schedule11:53 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 11:53 - 13 Dhjetor, 2017

Vladimir Putin është drejt një fitoreje të re për sa i përket zgjedhjve presidenciale ruse që do të mbahen në 18 mars të vitit të ardhshëm. Sipas një sondazhi të fundit në vend, 61 për qind e rusëve janë gati të votojnë për liderin actual të Kremlinit, ndërsa ata që kanë pranuar se do u drejtohen kutive të votimit janë më shumë se 75 për qind.

Kandidatët e tjerë për postin e presidentit janë shumë larg Putin: lideri nacionalist I partisë liberaldemokrate Vladimir Zhirinovski ka 8% të mbështetjes, komunisti Ghennadi Ziuganov 6%, Serghiei Mironov i Rusisë së Drejtë 2%, Grigori Iavlinski 1% e Ksenia Sobchak prapë 1%.

Sipas sondazhit të kryer në 5 dhjetor me 1600 persona në 48 rajone të Rusisë, 28 për qind të rusëve pranojnë se do të shkojnë të votojnë patjetër, 30 për qind shprehen se ka shumë mundësi të votojnë, 20 për qind janë të pavendosur dhe 19 për qind nuk ka ndërmend të dalin në votime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!