600 mijë € vlen futbolli në Kosovë, firmoset marrëveshja për të drejtat televizive

schedule13:59 - 9 Gusht, 2021

schedule 13:59 - 9 Gusht, 2021

FFK ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen për të drejtat televizive të Superligës, Ligës së Parë dhe Kupës së Kosovës, për sezonin 2021/2022.

Ne total në llogarinë e FFK shkojnë 600 mijë euro (450 mijë euro për Superligën dhe 150 mijë euro për Ligën e parë) , që do të shpërndahen për klubet.

FFK ka dalë edhe me njoftim për marrëveshjen e nënshkruar: “Sot Federata e Futbollit të Kosovës dhe “Art Motion & Klan Kosova” kanë vazhduar kontratën e bashkëpunimit për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superligës për edicionin 2021/2022.

Duke konstatuar se “Art Motion dhe Klan Kosova” edicionin e kaluar kishte bërë ofertën më të mirë dhe kishte fituar të drejtën e transmetimit për edicionin 2020/2021 dhe mundësinë e vazhdimit të kontratës, Komisioni i FFK-së mori vendim për vazhdimin e kontratës të njëjtës kompani edhe për një vit, pasi që ishte oferta më e mirë.

“Art Motion dhe Klan Kosova” gjithashtu ka fituar të drejtën e transmetimit edhe të Ligës së Parë për edicionin 2021/2022, si dhe transmetimin e garave të Kupës së Kosovës. Për të gjitha këto të drejta televizive, FFK dhe “Art Motion e Klan Kosova” kanë kontraktuar në vlerë prej 600 (gjashtëqind) mijë euro”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!