E ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, Alketa Haxhiu drejtore e cirkut ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e shfaqjes.
“Ishte një ceremoni dinjitoze, nuk është një ditë 60 vjeç cirku është starti i një viti të tërë. Na kanë lënë pasuri nxënës breza. Ky filmi i gjashtë dokumentar që bën cirku dhe ky film u prit shumë mirë. U munduam të nisim nga ai që e themeloi cirkun i madhi, Telat Agolli. Arti i cirkut nuk është i izoluar në arenën e cirkut, aktiviteti artistik nuk ka pushuar në asnjë moment, jemi në zonat e prekura nga tërmeti për të dhënë shfaqje dhe për të ndihmuar sadopak në që të përballojmë traumën e pas tërmetit”, u shpreh Haxhiu.
“Është 60 vjet institucion, 60 vjet art që është themeluar dhe brezat vazhdojnë e mësojnë këtë art dhe performojnë”. Më tej ajo tregoi se pjesë e 60 vjetorit të cirkut është edhe Katedralja e Parisit./abcnews.al