60-vjeçari bën 3264 pompa në 1 orë dhe thyen rekordin botëror Guinness

schedule15:53 - 7 Mars, 2023

schedule 15:53 - 7 Mars, 2023

Një 60-vjeçar nga Florida ka rregjistruar një rekord botëror Guinness kur përfundoi 3,264 pompa në 1 orë.

Rob Stirling tha se vendosi të merrte Rekordin Botëror Guinness për shumicën e pompave ë 1 orë (mashkull) pasi mësoi se australiani Daniel Scali e vendosi totalin në 3,182 në prill 2022.

Sakaq, Stirling tregoi se ai kishte thyer tashmë jozyrtarisht rekordin gjatë një konference në Miami, kështu që ai vendosi të bënte një përpjekje zyrtare, duke vendosur objektivin e tij personal në 3200.

Atleti përfundoi duke mposhtur rekordin e tij me 3,264 pompa në kohën e caktuar. Ai tha se video nga përpjekja e tij e suksesshme tani po dorëzohet në Rekordet Botërore të Guinness për verifikim zyrtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!