60 viktima nga COVID për 24 orë në Serbi

schedule19:13 - 2 Nëntor, 2021

schedule 19:13 - 2 Nëntor, 2021

60 persona kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në Serbi.

Ministria e Shëndetësisë në Serbi raporton se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 10078.

Nga 24,653 testime për coronavirus, 7,111 kanë rezultuar pozitivë në 24 orë.

Gjithsej 6781 persona u shtruan në spital, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë konfirmuar zyrtarisht 1,155,756 raste të infektimit.

Shkalla e vdekshmërisë është 0.87 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!