60 milionë euro dhe një lojtar nuk mjaftojnë, Interin refuzon PSG-në

schedule09:31 - 27 Qershor, 2022

schedule 09:31 - 27 Qershor, 2022

PSG po këmbëngul për transferimin e Milan Skriniar, por po has në rezistencën e Interit. Francezët kanë bërë një tjetër ofertë, sipas Gazzetta dello Sport.

Në tavolinë janë vendosur 60 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Julian Draxler. Interi e ka refuzuar edhe këtë propozim.

Klubi italian është i qartë dhe do vetëm para për të rregulluar bilancin. PSG duhet të ofrojë 70 milionë euro, ndryshe duhet të shohë për opsione të tjera. / abcnews.al