60 milion € nuk mjaftojnë, PSG ofron edhe lojtarë për Hakimin

schedule20:20 - 8 Qershor, 2021

schedule 20:20 - 8 Qershor, 2021

PSG nuk heq dorë nga Achraf Hakimi, edhe pse oferta e parë është refuzuar nga Inter. Francezët propozuan që ta blejnë për shumën e 60 milion eurove.

Italianët duan 80 milion euro për mbrojtësin e krahut, i cili është vetëm 22 vjeç dhe një vit më parë Interi e bleu për 45 milion euro nga Real Madrid.

Le10sport.com në Francë shkruan se PSG ka një zgjidhje tjetër. Ata janë gati të ofrojnë një ose më shumë lojtarë për të arritur një marrëveshje me Interin.

Interi në fakt do para, për shkak të situatës jo të mirë financiare që po kalon. Duhet parë se kë mund të ofrojë PSG për të mbërritur te Hakimi, i cili e ka arritur akordin me francezët dhe duhet vetëm që klubet të bien dakord për shumën e transferimit. v.p / abcnews.al