Lautaro Martinez mund të fuqizojë Interin, financiarisht dhe me lojtarë të tjerë. Argjentinasi është në objektivi kryesor i Barcelonës dhe vetë sulmuesi e dëshiron një lëvizje të tillë. Katalanasit pranojnë se i riu kushton, por janë të gatshëm që të ofrojnë vetëm 60 milion euro.
Klauzola e largimit të tij nga Interi është 111 milion euro. Kështu, te Barcelona janë gati të ofrojnë lojtarë të tjerë në këmbim dhe janë disa emra që u janë dhënë drejtuesve të klubit italian, që tani po mendojnë se cilët do t’i bënin punë trajnerit Antonio Conte.
Momentalisht dy janë emrat më të lakuar, mesfushori Arturo Vidal dhe mbrojtësi Nelson Semedo. Bëhet fjalë për dy lojtarë që mund të japin direkt kontributin e tyre. Emra të tjerë në listën e atyre që Interi mund të zgjedhë janë Jean-Clair Todibo, Firpo Junior, Samuel Umtiti dhe Carlos Alena. /abcnews.al