6 vite pa të, Adelina dhe Zanfina prekin me dedikimet për nënën e ndjerë

schedule14:03 - 25 Prill, 2022

schedule 14:03 - 25 Prill, 2022

Janë bërë 6 vite që kur Adelina dhe Zanfina Ismajli humbën nënën e tyre. Sot, ata e kanë përkujtuar me disa fjalë prekëse përmes postimeve në rrjete sociale. “Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njëjtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” shkroi Adelina.

Ndërsa Zanfina shkruan: “Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot munohna me kujtu.

Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjith kom me t’pas. Veq edhe një herë me mujt me t’perqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht,” ka shkruar Zanfina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!