6 viktima dhe mbi 2500 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:20 - 2 Shkurt, 2022

schedule 15:20 - 2 Shkurt, 2022

6 viktima nga COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2590 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.783.672 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 33.538.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!