37 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë dhe 6 persona kanë humbur jetën.
Nga 484 teste të kryera në orët e fundit 37 kanë rezultuar pozitive dhe rastet janë më shumë raste kryeson Shkupi, Gjevgjelia dhe Tetova.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë nga Shkupi, Struga, Gostivari, Kriva Pallanka, Dellçeva dhe Kërçova, të moshës nga 55 deri 86 vjeçare.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 251 pacientë.
Ndërkohë deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 15 127 persona mes të cilëve 623 kanë humbur jetën dhe 12 486 kanë fituar betejën me këtë sëmundje. e.su/abcnews.al


