Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë me COVID-19.
Po ashtu bëhet me dije se nga 484 testime të realizuara, 37 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Ndërkohë 251 persona të prekur me COVID-19 janë shëruar.
/abcnews.al/