6 të arrestuar nga operacioni antidrogë/ Policia jep detaje: U sekuestruan 23 kg kanabis, 45 mijë euro dhe dy armë zjarri

schedule11:11 - 16 Gusht, 2023

schedule 11:11 - 16 Gusht, 2023

Policia ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar antidrogë, të kryer në bashkëpunim me Guardia di Financa dhe DEA-n amerikane. Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga theksoi se janë sekuestruar 23 kg lëndë narkotike.

Bizhga shtoi se droga është gjetur pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi, në të cilën ndodheshin dy shtetas ukrainas. Janë sekuestruar gjithashtu 45 mijë euro si edhe dy armë zjarri. Bizhga theksoi se droga e kapur në vendin ku u dogj veliera kishte destinacion ndërkombëtar.

“Një mjet lundrues veliera, ku ndodheshin dy trafikantë të huaj, në momentin kur u rrethuan nga mjetet lundruese të policisë së shtetit dhe të Guarda di Financas, i është vënë flaka për të djegur sendet e paligjshme që ndodheshin në të. Në këtë operacion u sekuestruan dy armë zjarri, 200 fishekë luftarakë kalibër 9 dhe model 54, një automjet Audi, katër aparate DVR për pamjet filmike si dhe vlera monetare: 45 mijë euro, 2.5 milion lekë të vjetra, 500 paund, 50 franga zvicerane, 2 mijë lira turke.”, theksoi ai.

Sakaw, më herët gazetarja Xhensila Kodra raportoi se katër gomonet e bllokuara janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku ndërsa veliera me flamur ukrainas ishte nisur nga Mali i Zi. Në pranga kanë rënë deri më tani gjashtë persona, në mesin e të cilëve është edhe ish efektivi Arlind Ismailuka./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!