Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Gjirokastër. Gazetari Orges Sako raporton për abcnews.al se Covid-19 ka prekur institucione të tjera shtetërore.
Mësohet se dy persona kanë rezultuar pozitiv në pikën Kufitare të Kakavijës.
Po ashtu, një tjetër nxënëse e klasës X të gjimnazit të qytetit ka rezultuar e infektuar duke detyruar mbylljen e klasës, tamponimin e nxënësve dhe mësuesve. g.v/abcnews.al