6 problemet më të shpeshta në çift pasi bëheni prindër, dhe mënyrat si t’i zgjidhni

schedule10:46 - 8 Prill, 2021

schedule 10:46 - 8 Prill, 2021

Shumica e prindërve të rinj bien dakord që fëmijët shtojnë stresin si te partnerët ashtu dhe te çifti bashkë. Niveli i kënaqësisë brenda në çift bie ndjeshëm dhe sherret rriten. Nuk është diçka që prek vetëm çiftet e martuara, por të gjithë çiftet që bëhen me fëmijë. Problemi duket se është universal. Më poshtë abcneës.al ju ka sjellë 6 problemet më të shpeshta në çift pasi bëhen prindër dhe çfarë mund të bëni për t’i zgjidhur ato.

1. Ju ziheni më shpesh për shkak të detyrave të shtuara

Para se të vinte foshnja ju të dy punonit me kohë të plotë, ndërsa tani njëri nga ju duhet të jetë kujdestari kryesor, që do të thotë shumica e punëve të shtëpisë do të bien mbi ju. Partneri vjen nga puna dhe nuk ka shumë energji për t’ju ndihmuar, gjë që juve ju streson dhe acaron.

Zgjidhja: Në vend që të grindeni, ju mund t’i kërkoni me mirësi partnerit tuaj të bëjë diçka specifike. Kjo do ta bëjë atë të jetë më i gatshëm për t’ju ndihmuar. Dhe mos harroni në fund t’i thoni “faleminderit”.

2. Stilet tuaja të prindërimit ndryshojnë

Si çift, mund t’ju ketë ndodhur të keni përplasje mendimesh dhe të mos bini dakord për shumë gjëra. Por tani që jeni prindër, marrja e vendimeve është një proces i ndërlikuar. Ju mund dhe partneri mund të jeni persona të ndryshme dhe shpesh do të debatoni pasi nuk do dakordësoheni, informon abcnews.al.

Zgjidhja: Është e rëndësishme të uleni dhe të dëgjoni pikëpamjet e njëri-tjetrit. Ju duhet të hiqni dorë nga egoja juaj dhe të jepni kritika konstruktive.

3. Nuk keni kohë të lirë për veten dhe marrëdhënien tuaj

Para se të bëheshit me fëmijë, mund të keni patur shumë kohë të dilnit dhe të argëtoheshit. Por tani, e gjithë ajo kohë i kushtohet fëmijës tuaj. Ju harroni t’i jepni vetes kohë të lirë dhe marrëdhënia juaj me miqtë nuk është aq e ngushtë. Kjo do ju bëjë të ndiheni keq.

Zgjidhja: Ajo që të dy partnerët duhet të bëjnë është të kalojnë ca kohë larg në mënyrë që ta mbajnë mendjen e tyre të arsyeshme. Kujtoni një aktivitet që dikur e pëlqenit shumë dhe bëjeni një herë ose dy herë në muaj. Ju gjithashtu duhet të përpiqeni të dilni një darkë kur të keni mundësi. Thjesht kërkojini një anëtari të familjes të kujdeset disa orë për fëmijën tuaj. Nëse vini re që intimiteti po zhduket, provoni terapinë në çift pa qenë shumë vonë.

4. Shqetësoheni shumë për paratë

Ankthi financiar mund të fillojë nga ditët e para të shtatzënisë dhe të rritet për vite me radhë pas lindjes. Ju nuk jeni mësuar të bëni shpenzime për një person të tretë, dhe llogaritja e parave që do të harxhohen sjell stres për ju dhe partnerin tuaj, informon abcnews.al.

Zgjidhja: Ajo që duhet të bëni është të kurseni para që para lindjes dhe të vendosni se kush do t’i menaxhojë. Mbani parasysh se disa javë nuk do të shkoni në punë dhe paratë janë të domosdoshme. Mund të jetoni me një burim të ardhurash para lindjes së fëmijës, dhe burimin tjetër ta ruani kur të lindë.

5. Partneri juaj merr vendime pa u këshilluar me ju

Kur jeni në një lidhje serioze, vendimet kanë ndikim te ju dhe partneri juaj. Dhe kur është një fëmijë në mes, kompromiset janë të natyrshme më shumë se kurrë. Sidoqoftë, në shumë çife, njëri nga dy partnerët merr vendime pa u konsultuar me personin tjetër. Kjo sjell konflikt.

Zgjidhja: 3 çelësat për të marrë vendime të përbashkëta janë komunikimi, respekti dhe besueshmëria. Ju duhet të flisni me partnerin tuaj dhe të kuptoni këndvështrimin e tij. Dhe kur e bëni këtë, duhet ta respektoni dhe të mos e kritikoni. Gjithashtu, është e rëndësishme që t’i besoni partnerit tuaj kur u duhet të marrin një vendim më vete, dhe mos i gjykoni ata gjatë gjithë kohës.

6. Shokët nuk ju kujtojnë dhe aq shpesh

Kur bëheni me fëmijë, prioritetet ndryshojnë. Edhe marrëdhënia juaj me miqtë tuaj ndryshon. Ata bëjnë një hap pas për shkak se ju tashmë jeni prind. Gjithashtu, edhe ju pa vetëdije largoheni prej tyre duke mos ju kushtuar kohë.

Zgjidhja: Nëse dëshironi t’i keni ata pranë, duhet t’jua bëni të qartë atyre. Tregojuni saktësisht se për çfarë keni nevojë, dhe ata do arrijnë të kuptojnë pse nuk i telefononi gjatë gjithë kohës. Mos harroni se miqtë janë një mbështetje shumë e rëndësishme./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!