Mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë konfirmohen me COVID

schedule10:38 - 2 Qershor, 2020

schedule 10:38 - 2 Qershor, 2020

ISHP konfirmoi 21 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, 6 prej të cilëve janë personel mjekësor.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për 4 pjestarë të personelit të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, në të cilën pak ditë më parë u konfirmua edhe një mjek. Ndërkohë, 2 të tjerë janë personal i QSUT.

Sa i përket rasteve në të gjithë Shqipërinë, ISHP konfirmon se 14 të tilla janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe nga një rast në Shkodër, Kamëz, Mallakastër dhe Durrës.

STATISTIKA

Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!