Nga Xhensila Kodra
Në 9 muajt e parë të këtij viti, pranë SHÇBA-së, në Ministrië e Brendshme janë regjistruar mbi 6 mijë ankesa për efektivët e Policisë së Shtetit për një sërë veprash penale.
Rekord mbajnë ato për korrupsion, shpërdorim detyre apo për mosveprim gjatë periudhës së kultivimit të kanabisit. Numrin më të lartë të ankesave e mban kryeqyteti, duke u pasuar më pas nga Elbasani, Vlora, Durrësi e Shkodra.
Burime zyrtare pranë këtij institucioni, bëjnë me dije se vetëm gjatë dy muajve të pandemisë pranë SHCBA kanë mbërritur 3040 ankesa.
Deri në shtator të këtij viti janë proceduar dhe arrestuar rreth 300 punonjës policie në të gjithë vendin për 100 vepra të ndryshme penale. Vetëm dy ditë më parë, në qarkun e Vlorës u pezulluan 6 oficerë policie, mes të cilëve edhe drejtues të lartë, të cilët akuzohen për mosushtrim detyre në kontrollin e territorit të mbjellë me kanabis.
Ndërsa 16 të tjerë morën vërejtje të rënda me argumentin se nuk kanë kontrolluar siç duhet në fshatrat Vermik e Bolene, ku u asgjësuan rreth 7 mijë bimë kanabisi në parcela të ndryshme./abcnews.al