6 llojet e testeve që zbulojnë se nëse je infektuar me koronavirus

schedule12:45 - 23 Mars, 2020

schedule 12:45 - 23 Mars, 2020

Kryeministri Boris Johnson në Britaninë e Madhe njoftoi se testimi i koronavirusit duhej të rritej deri në 25,000 testime në ditë në vend.

Ai foli pak ditë më parë për një test të ri të koronavirusit që do të ndryshojë krejtësisht situatën pasi analizon disa antitrupa në gjak dhe mund të zbulojë nëse një pacient është pozitiv edhe nëse është asimptomatik.

Ndërkohë, vende të tjera në botë – përfshirë SHBA, Kinë, Korenë e Jugut, Japoni dhe Itali – kanë përdorur modele testimi që duan vetëm pak minuta para se të japin rezultatin.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit pohuan se ata kanë krijuar një test të ri i cili analizon ARN virale për të zbuluar COVID-19 në vetëm 30 minuta.

Ne po ju sjellim sot disa lloje testesh që aktualisht janë duke u përdorur në disa shtete dhe klinika private në Britani.

1.Testi që bëhet duke shpuar gishtin

Koha për diagnostikim: 10 minuta

Një firmë private, me qendër në Derby, e quajtur SureScreen Diagnostics thotë se ka krijuar një test për virusin që mund të përcaktojë 98 për qind nëse një person është pozitiv.

Ai përfshin marrjen e një kampioni gjaku në gisht dhe pastaj vendosjen e tij në një pajisje analize.

2.Testi përmes hundës

Koha për diagnostikim: 4 orë

Një kompani e quajtur ThermoFisher ka krijuar një test i quajtur TaqPath Covid-19 Combo Kit i cili zbulon ADN specifike të dhënë nga hunda e pacientëve të infektuar.

Mostrat pastaj çohen në laboratorë ku shkencëtarët i analizojnë ato dhe rezultatet dalin brenda katër orësh.

Testi u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA këtë javë dhe pesë milionë kuti do të dërgohen në të gjithë Amerikën në ditët e ardhshme.

3.Testi i shpejtë i gjakut

Koha për diagnostikim: 15 minuta

Prodhuesit e firmës BioMedomics kanë krijuar një test të quajtur Covid-19 IgM IgG Rapid Test.

Më 5 mars, BioMedomics bëri me dije testi i “i shpejtë dhe i lehtë” ishte gati dhe po përdorej në Korenë e Jugut, Japoni, Itali, Kinë dhe disa vende në Lindjen e Mesme.

Pasi merret mostra e gjakut e injekton atë në pajisjen e analizës dhe pret 15 minuta.

Nëse del një vijë do të thotë negativ, dy dija (pozitiv) do të thonë se gjaku përmban antitrupa që trupi fillon t’i prodhojë menjëherë pas infeksionit.

4.Testi me maskën e fytyrës

Koha për diagnostikim: 12 orë

Shkencëtarët nga Universiteti i Leicester kanë testuar një mënyrë të re për diagnostikimin e virusit.

Ata madje kanë provuar se testi përmes një maske ka provuar se mund të zbulojnë një sëmundje tjetër vdekjeprurëse që prek mushkëritë – tuberkulozi.

Maskat janë të pajisura me shirita që thithin spërklat nga fryma e pacientit, të cilat mund të mbajnë gjurmë të infeksionit bakterial ose viral.

5.Testi i frymëmarrjes

Koha për diagnostikim: Disa minuta

Shkencëtarët britanikë në Universitetin Northumbria në Newcastle kanë zhvilluar një pajisje për marrjen e mostrave të frymëmarrjes që ndihmon në identifikimin e shpejtë të pacientëve me koronavirus.

Njerëzit thjesht marrin frymë në pajisje, e cila mbledh një mostër të frymës që testohet më pas për informacion biologjik.

6.Skaneri

Koha për diagnostikim: 1 orë 30 minuta

Mjekët nga Sistemi Shëndetësor Mount Sinai në Nju Jork thonë se skanimi i mushkërive mund të jetë më i shpejtë sesa testi i hundës dhe fytit në diagnostikimin e pacientëve me koronavirus.

Ekipi ishin të parët në SHBA që analizuan skanimin e mushkërive të pacientëve në Kinë me sëmundjen shumë ngjitëse.

Ata thanë se ishin në gjendje të identifikonin modele specifike në mushkëri si shënues të Covid-19, pasi u zhvillua gjatë rrjedhës kohore prej dy javësh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!