6 kandidatë për President të KE-së, ja politikat e tyre për Ballkanin

schedule20:07 - 15 Maj, 2019

schedule 20:07 - 15 Maj, 2019

Teksa po afrojnë zgjedhjet për legjislaturën e re të BE-së, në fushë kanë zbritur 6 kandidatë për postin e presidentit të Komisionit Europian. Secili ka programin e tij sa i takon prioriteteve të BE-së, ndërsa lidhur me Ballkanin vlerësojnë njëzëri se integrimi duhet të bëhet në bazë të progresit të reformave.

Gara europiane për legjislaturën e re të Parlamentit Europian ka filluar dhe bashkë me të edhe ajo midis kandidatëve për president të Komisionit Europian. Por cilët janë 6 kandidatët për president të Komisionit Europian dhe ç’propozojnë për zgjerimin me Ballkanin? ABC Neës po ndjek hap pas hapi garën europiane.

Kandidati i parë Manfred Weber –  Kandidati që vjen nga grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian është gjermani 46-vjeçar Manfred Weber, i partisë popullore europiane (EPP). Prej 15 vjetësh eurodeputet, programi i Weber lidhet me shqetësimet disa vjeçare të qytetarëve europianë, që kanë tê bëjnë me një Bashkim Europian më të sigurtë, i zoti për të zgjidhur problemin e migracionit dhe një kampion i tregtisë në nivelin global, përmes investimeve kryesisht në teknologji. Pika e fortë e kandidatit Weber është se ai është njeriu i dialogut dhe kompromisit, ndërkohë që pikat e dobëta janë mungesa e përvojës në një post qeveritar si dhe mosnjohja e gjuhëve kyçe në Bashkimin Europian si frëngjishtja. Lidhur me zgjerimin, Ëeber është kategorikisht hyrjes së Turqisë në Bashkimin Europian, por pro zgjerimit me vendet e Ballkanit kur të plotësohet kriteret e anëtarësimit.

Kandidati i dytë, Frans Timmermans – Kandidati që vjen nga grupimi i dytë më i madh në Parlamentin Europian (S&D), i socialistëve dhe demokratëve, është holandezi 58-vjeçari Frans Timmermans (PSE). Timmermans prezantohet si mbrojtjës i rreptë i shtetit ligjor dhe demokracisë në Bashkimin Europian dhe programi i tij fokusohet në luftën kundër nacionalizmit, mbrojtjen e vlerave europiane dhe forcimin e Europës sociale përmes « një rrogë minimale në nivelin e BE-së ». Pikat e forta të Frans Timmermans janë përvoja disavjeçare si ministër dhe mbajtja e postit të zëvendêspresidentit të Komisionit Europian 5 vitet e fundit, si dhe aftësitë e tij të spikatura për komunikim, ku përfshihet edhe zotërimi elokuent i gjashtë gjuhëve. Pikat e dobëta lidhen me dobësimin e partisë së tij në Hollandë, si dhe  grupimit ku bën pjesë në Parlamentin Europian. Lidhur me zgjerimin, Timmermans nuk toleron asnjë kompromis lidhur me cënimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe vlerave themelore në avancimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit.

Kandidati i tretë, Jan Zahradil – Kandidati që vjen nga grupimi i tretë më i rëndësishëm i Parlamentit Europian i Aleancës së Konservatorëve dhe Reformatorëve (ACRE), është çeku 56 vjeçari, Jan Zahradil. Me një përvojë 15 vjeçare në Parlamentin Europian, ai e konsideron veten si eurorealist, jo kundër shkatërrimit të BE-së, por jo pro qëndrimit unilateral të BE-së. Programi i tij bazohet në reformimin e BE-së, pro reduktimit të menjëhershëm të legjislacionit të panevojshëm dhe burokracisë në BE dhe kundër daljes së Britanisë së Madhe. Pikat e forta të Jan Zahradil janë që ai mund të sjellë një tjetër qasje të BE-së, më fleksibël dhe që ecën me shpejtësi të ndryshme, ndërkohë ato të dobëta është që nuk ka eksperiencë ekzekutive. Lidhur me zgjerimin, Zahradil zotëron një njohje të mirë të rajonit dhe mbështet avancimin e vendeve të Ballkanit në bazë të meritës.

Kandidatja e katërt, Margrethe Vestager – Kandidatja që vjen nga grupimi i katër më i madh i Parlamentit Europian, i aleancë së liberalëve dhe demokratëve (ALDE) është danezja 50 vjeçare, Margrethe Vestager: Ajo është e njohur me pseudonimin “ vrasësja e dragonjve” për gjobat prej 4,34 miliard euro që i ka vendosur gjigandëve Google si komisionere europiane për konkurrencën dhe dhe konsiderohet si yll europian për 237 mijë ndjekës në Tëitter. Programi i saj bazohet në një konkurrencë më të ndershme globale në mbrojtje të Bashkimit Europian dhe lidhje më të fortë të Europës me qytetarët në nivelin lokal. Pikat e forta të Vestager janë që është kandidate femër me ekperiencë ekzekutive dhe aksione tê forta, ndërkohë që pika e dobëtat është se ajo nuk e ka qëllim në vetvete presidencën e Komisionit Europian. Lidhur me zgjerimin, Vestager mbështet një proçes me monitorim të kujdesshëm gjatë integrimit europian të vendeve të Ballkanit.

Kandidatja e pestë, Ska Keller – Kandidatja e pestë që vjen nga grupimi i gjelbër i Parlamentit Europian është gjermanja 38 vjeçare, Ska Keller. Ajo kandidon për herë të dytë për presidencën e Komisionit Europian. Tre prioritete kryesore të programit të saj janë masat e tranzicionit lidhur me ndryshimet klimatike një Europë sociale më e drejtë, si dhe forcimi i shteti ligjor dhe demokracisë në BE. Pikat e forta lidhen me programin e të gjelbërve për ndryshimet klimatike dhe ekologjike që kanë përkrahje masive të qytetarëve europianë, ndërkohë që pika e dobët lidhet me mbështetjen e kufizuar që kanë në përgjithêsi të gjelbrit të BE. Lidhur me Ballkanin , ajo mbështet një proçes të vlerësuar drejtë për secilin vend në funksion të zbatimit të reformave.

Kandidati i gjashtë, Nicolas Cué – Kandidati i gjashtë që vjen prej grupimit të ekstremit të majtë (GUE) të Parlamentit Europian është belgu 52-vjeçar. Ka përvojë të madhe në sindikata dhe Europa sociale është në qendër të angazhimit të programit të tij politik. Pika e fortë e tij e programit është shpresa për qytetarët europianë kundër politikave liberale, që sipas këtij grupimi janë shkaktarë të problemeve që hasen aktualisht dhe pikat e dobëta lidhen me mbështetjen e pakët në nivelin europian të ekstremit të majtë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!