6 grupe në 3 fusha, futbollistët e Bayernit rikthehen në stërvitje

schedule21:32 - 17 Prill, 2020

schedule 21:32 - 17 Prill, 2020

Ekipi i Bayern Munchen është rikthyer në fushat e blerta. Kampionët e Gjermanisë kanë dalë në stërvitje sot, pasi disa javësh izolim për shkak të pandemisë Koronavirus.

Plot 6 grupe futbollistësh, të ndarë në 3 fusha në kompleksin stërvitor, janë stërvitur. Seanca stërvitore jo të plota dhe më shumë ka pasur aktivitete dhe lojëra të ndryshme.

Trajneri Flick ka punuar me ushtrime pasime dhe gjuajtje, duke testuar saktësinë e lojtarëve. Për të ndihmuar, u vendos dhe një tabelë qitje gjigante, aty ku lojtarët gjuanin topat. Futbolli duket drejt rikthimit…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!