6 ditë nga vrasja, gjak dhe shenja gishtash në banesën e motrave

schedule15:59 - 5 Janar, 2021

schedule 15:59 - 5 Janar, 2021

Nga Glidona Daci

Kjo është shtëpia e dy motrave e Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, të cilat u ekzekutuan mëngjesin e 31 dhjetorit nga Përparim Ademi. Në derën kryesore dallohen gjurmët e gishtave për shkak të solucionit që ka përdorë grupi hetimore për të mbedhur provat. Ndërsa në fundin e derës është edhe gjurma e plumbit.

Pavarësisht se kanë kaluar 6 ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, në korridorin e katit të 4 që të çon në banesat e dy motrave të vrara ka akoma njolla gjaku. Këto gjurmë fillojnë që nga dera kryesore deri tek shkallët.

Siç e shikoni edhe në pamje pikat e gjakut janë të shpërndara kudo dhe mesa duket është përhapur në momentin kur grupi hetimorë ka nxjerr trupat e pajetë të dy motive nga banesa për ti dërguar në morg.

Administratori i pallatit tha jashtë kamerave që as shtëpia e viktimave nuk është pastruar mirë dhe se banorët i janë ankuar për erën e rëndë.

Ai tha gjithashtu që shtëpinë motrat e kishin blerë. Ndërsa për autorin e krimit 59 vjeçarin përparim Ademi tha se e kishte parë shumë herë që të vinte në shtëpinë e viktimave.

Komshinjtë e Zhaneta Metanit nuk pranojnë që të flasin për këtë çështje.

Ndërkohë familjarët që mundën ti shpëtojnë breshërisë së plumbave të kallashnikovit që zbrazi Ademi, kanë mbledhur plaçkat dhe janë larguar nga shtëpia. Burime thanë për ABC që ata janë kthyer në vendlindje në Elbasan.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!