6 arsye pse shpesh duhet të bëni dush me ujë të ftohtë

schedule14:18 - 26 Mars, 2021

schedule 14:18 - 26 Mars, 2021

T’i thuash lamtumirë ujit të ngrohtë është paksa e vështirë, por duhet të dini që nga dushi i ftohtë merrni më shumë përfitime. Më poshtë ne do ju tregojmë 6 më kryesoret.

1. Forcon sistemin imunitar

Shumica e njerëzve besojnë të kundërtën, por hulumtimet tregojnë se temperaturat e ulëta forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe ka më pak të ngjarë të vuani nga sëmundje apo inflamacion.

 

2. Ju jep energji

Një dush i ftohtë çliron adrenalinën në trupin tuaj. Kjo mund të vijë në ndihmë, veçanërisht në mëngjes: ju zgjon dhe ju mbush plot energji.

3. Mund t’ju ​​bëjë më të lumtur

Nëse arrini të kaloni një dush të ftohtë, do ta ndiheni shumë mirë më pas. Trupi juaj do të lirojë më shumë hormone të lumturisë.

4. Stimulon qarkullimin në trup

Uji i ftohtë stimulon qarkullimin tuaj dhe për këtë arsye është i mirë për zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

5. E bën lëkurën të shkëlqejë

Është gjithashtu shumë e dobishme që lëkura juaj të lahet me ujë të ftohtë. Temperaturat e larta shpesh shkaktojnë lëkurë të thatë, ndërsa pas një dushi të ftohtë lëkura juaj do ndihet më e freskët.

6. Do ftoheni më rrallë

Ekspozimi i trupit tuaj ndaj të ftohtit, e bën më të lehtë të mos keni ftohtë gjatë muajve të dimrit. Pra, gjasat që të ftoheni janë më të ulëta./e.b-abcnews.al