59 vite Festival në RTSH, Tritan Kalo zbulon këngën e preferuar dhe arsyen e veçantë

schedule22:15 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 22:15 - 21 Dhjetor, 2020

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka qenë një ndër të ftuarit special të natës së parë në edicionin e 59 të Festivalit të Këngës.

LEXO EDHE: Sot mbahet nata e parë e “Festivalit të Këngës”, zbulohen ndryshimet për shkak të Covid-19

Ai përveç se ka folur për këtë periudhë të vështirë që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota nga pandemia Covid-19, është ndalur edhe te muzika.

Kalo ka treguar se ka një këngë të preferuar nga të gjitha vitet e Festivalit dhe kjo lidhet me një arsye tepër të veçantë për brezin e tij të mjekësisë.

Unë e kam ndjekur rregullisht edhe pse i vogël. Festivali i parë është zhvilluar kur unë kam qenë 6 vjeç. Një këngë që më ka mbetur në mendje ka qenë fituesja e Festivalit në vitin 1981, “Udhët e atdheut më thërrasin” me tekst të Xhavahir Spahiut, kënduar në atë kohë nga Gaqo Çako dhe Myfarete Laze. Sepse ishte pikërisht viti kur ne mbaruar 5 vitet e para të studimeve universitare dhe 140 mjekë që ishin të brezit tonë morën udhët e atdheut për t’i shërbyer pikërisht këtij populli që meriton t’i shërbehet si duhet, edhe për të ndërtuar themelet e një brezi të shëndetshëm. Sepse njerëzimi nuk mund të ecë përpara nga njerëz të sëmurë fizik dhe mendor”, u shpreh ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!