Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

59 persona rezultojnë ende të zhdukur, publikohen pamjet nga shpëtimi i refugjatëve pas mbytjes së anijes në Greqi

schedule12:19 - 1 Nëntor, 2022

schedule 12:19 - 1 Nëntor, 2022

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga operacioni i shpëtimit të emigrantëve pas fundosjes së një anijeje në Ngushticën e Kafiresë.

Pamjet e publikuara janë filmuar nga Roja Bregdetare.



Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare , gjatë operacionit të shpëtimit, i cili po vazhdon, janë gjetur të gjallë nëntë emigrantë, asnjë prej të cilëve nuk kishte me vete jelek shpëtimi. Emigrantët e shpëtuar janë nga Afganistani, Egjipti dhe Irani, në bordin e anijes që u mbyt ishin gjithsej 68 persona.

Personat në varkë kishin njoftuar autoritetet greke përmes 112, por pa dhënë vendndodhjen e saktë të varkës. Hetimet dhe kërkimet janë duke vijuar por kushtet e motit nuk janë shumë të favorshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!