Pesëdhjetë e shtatë për qind e amerikanëve kërkojnë që Presidenti republikan Donald Trump të largohet menjëherë, pasi ai nxiti protestën këtë javë që u përshkallëzua në një trazirë me viktima brenda Kapitolit, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos.
Sondazhi kombëtar i opinionit publik, i kryer të enjten dhe të premten, gjithashtu tregoi se shtatë në 10 nga ata që votuan për Presidentin Trump në nëntor, kundërshtuan veprimin e mbështetësve të që hynë në Kapitol ndërsa ligjvënësit po mblidheshin për të vërtetuar fitoren në zgjedhje të demokratit Joe Biden.
Pothuajse 70% e amerikanëve të anketuar gjithashtu dënuan veprimet e Presidentit Trump.
Në një tubim më herët gjatë ditës, Presidenti Trump kishte inkurajuar mijëra ndjekës të tij për të marshuar drejt Kapitolit. Kaosi në Kapitol Hill, në të cilin një oficer policie dhe katër të tjerë vdiqën, është dënuar gjerësisht nga demokratët dhe republikanët./abcnews.al