564 qytetarë fituan betejën me Covid-19, si ndryshon strategjia e numërimit për të shëruarit

schedule16:56 - 16 Nëntor, 2020

schedule 16:56 - 16 Nëntor, 2020

Në vend është shënuar sot një tjetër rekord i rasteve të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 602 raste pozitivë nga 2241 testime të kryera për të dyshuar. Ndërkohe që 8 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin e rrezikshëm.

Megjithatë, nga të dhënat e publikuara sot është i lartë edhe numri i të shëruarve në 24 orët e fundit raportohen 564 qytetarë të shëruar.

Mirëpo, ky numër i lartë është për pasojë të ndryshimit të strategjisë për konfirmimin e të shëruarve, siç është njoftuar më herët nga Komiteti i Ekspertëve.

LEXO EDHE: Rekord të infektuarish dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri

564 qytetarë të deklaruar sot si të shëruar janë ata të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.

Pra, 564 të shëruar nuk janë konfirmuar në 24 orët e fundit, por ata që kanë mbaruar karantinën 14 ditore, pa iu nënshtruar kështu tamponit për negativizim.

Sakaq, 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë. g.v/abcnews.al