560,000 britanikë i janë bashkuar nismës humanitare në mbështetje të sistemit shëndetësor

schedule11:55 / 26/03/2020

Më shumë se gjysmë milionë njerëz në Britani  janë regjistruar si vullnetarë për të mbështetur Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të vendit (NHS), ka deklaruar Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock.

Qeveria po shpresonte që të paktën 250,000 njerëz t’i bashkoheshin kësaj nisme humanitare.

 

Hancock deklaroi të enjten: “Është fantastike që 560,000 njerëz i janë përgjigjur thirrjes sonë për t’u bërë vullnetarë për të mbështetur NHS-in tonë për të mposhtur koronavirusin”.

Vullnetarëve do t’ju kërkohet të kryejnë detyra të ndryshme, duke përfshirë  blerjet e ndryshme, ilaçet ose furnizimet e tjera thelbësore për t’jua ofruar njerëzve që janë duke u izoluar.

Atyre mund t’u kërkohet të sigurojnë transportin për pacientët që janë duke u larguar nga spitali, të transportojnë pajisje mjekësore, ose të bisedojnë me njerëz që janë izoluar dhe ndihen të vetmuar./abcnews.al

schedule11:55 / 26/03/2020