555 vjet nga vdekja e Skënderbeut, Veliaj homazhe te memoriali në shesh: Përulemi para veprës së tij

schedule13:10 - 17 Janar, 2023

schedule 13:10 - 17 Janar, 2023

Sot më 17 janar shqiptarët përkujtojnë 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në këtë ditë edhe Bashkia e Tiranës organizoi homazhe në nder të figurës së Skënderbeut. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka vendosur një kurorë me lule në nderim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, pranë memorialit të tij në Sheshin “Skënderbej”.

“Në 555-vjetorin e vdekjes, nderojmë Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU! Përulemi me respekt para veprës së tij!” – shkroi ditën e sotme Veliaj. Pasi mbrojti lirinë e popullit dhe kombit shqiptar për 25 vjet me radhë Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet shtetit shqiptar në Kuvendin e Lezhës.

Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!