Sot më 17 janar shënohet 555 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka postuar një video të veçantë të realizuar nga shkolla të ndryshme në 12 qarqet e vendit.
Me këtë rast, Kushi bën të ditur se duke nisur nga java e ardhshme, çdo të hënë në të gjitha shkollat e vendit, para nisjes së procesit mësimor do të këndohet Himni i Flamurit.
Postimi i ministres Kushi:
MIRËMËNGJES ??
dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë?
/abcnews.al