55 raste të reja me Covid dhe 2 viktima në 24 orë në Kosovë

schedule15:08 - 20 Maj, 2021

schedule 15:08 - 20 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3, 134 teste të realizuara, 55 persona kanë rezultuar pozitivë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 331 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 100, 943 raste.

Sakaq rastet pozitive janë: në Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!