54 afganë nga Kosova nisen për në SHBA

schedule12:23 - 18 Nëntor, 2021

schedule 12:23 - 18 Nëntor, 2021

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit janë nisur 54 afganë nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministria thuhet se po punojnë me Ambasadën e SHBA-ve në Kosovës që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re.

“Sot ju uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në SHBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, Ambasadën Amerikanë në Prishtinë që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”, thuhet në postim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!