53-vjeçarja përplas të miturin dhe dy mjete të parkuara, 14-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

schedule12:44 - 8 Shtator, 2020

schedule 12:44 - 8 Shtator, 2020

Një 14- vjeçar është aksidentuar rëndë nga një mjet i cili drejtohej nga një 53-vjeçare.

Shoferja 53- vjeçare gjatë manovrimit të mjetit duke ecur mbrapsh, në rrugën “Sandër Prosi”, ka përplasur adoleshentin i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikur mos mjaftonte kaq, ajo ka përplasur edhe dy mjete të tjera që ishin të parkuara në afërsi.

Sakaq 53- vjeçarja ka rënë në prangat e Policisë.

“M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara”,  thuhet në njoftimin e Policisë.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!