Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas italian, i cili është kapur me drogë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se në pikën kufitare të Muriqanit, është ndaluar italiani që udhëtonte me një makinë tip “Fiat Doblo”, ku pas kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e paketuar në formë çokollatë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 53 kg çokollatë, e llojit hashash i presuar i gatshëm për treg, ishte e vendosur në tre bombola të ndryshme.
Gjithashtu mësohet se vlera e sasisë së drogës së sekuestruar në makinën e italianit është rreth 150 mijë euro.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e të arrestuarit. /abcnews.al