53% e të infektuarve me Covid në Britaninë e Madhe janë asimptomatik

schedule14:20 - 8 Prill, 2021

schedule 14:20 - 8 Prill, 2021

Më shumë se gjysma e personave që kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në Britaninë e Bashkuar nuk kanë simptoma, sipas një njoftimi nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

“Në Mars 2021, 47% e njerëzve që rezultuan pozitivë me Covid raportuan simptoma dhe 53% nuk ​​ kishin asnjë simptomë,” tha ONS.

Lodhja, dhimbja e kokës dhe kollitja ishin simptomat më të shpeshta të personave pozitivë për Covid-19 ndërsa përzierja, dhimbja e barkut dhe diarreja ishin  simptomat më pak të raportuara.

“Asimptomatike”  cilësohet një person që është i infektuar, por nuk ka simptoma./abcnews.al