513 ditë pa ndeshje, shoku i Ronaldos vendos të rikthehet në shtëpi

schedule17:13 - 7 Tetor, 2020

schedule 17:13 - 7 Tetor, 2020

Fabio Coentrao u bë i famshëm me ndeshjet fantastike me Benfikën, teksa Real Madrid pagoi 30 milion euro në verën e vitit 2011 për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësi i majtë (52 ndeshje dhe 5 gola me kombëtaren e Portugalisë) filloi të shuhej me kalimin e kohës, derisa përfundoi tek Rio Ave në vitin 2018, pas disa huazimeve te Monaco dhe Sporting Lisbona.

32-vjeçari ka gati 2 vite pa luajtur futboll. Marca raporton se ndeshja e fundit e lojtarit luzitan është zhvilluar 513 ditë më parë, në takimin që Rio Ave humbi ndaj Benfikës.

Gjatë kësaj kohe ka qenë lojtar i lirë dhe emri i tij është lidhur me shumë klube. Gjithsesi, Coentrao ka vendosur të firmosë sërish me Rio Aven, që desh eliminoi Milanin pak ditë më parë në Europa League.

Një vit kontratë për anësorin e korsisë së majtë, që është gati të rikthehet në fushë dhe të rifitojë sa më shpejt në formën e mirë fizike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!